Një 30-vjeçare nga Lushnja ka denoncuar sot në polici se është dhunuar me sende të forta nga dy persona.
Në një njoftim për mediat, policia thekson se autorët ende nuk janë identifikuar.
Ndërkohë prokuroria ka regjistruar çështjen për plagosje e lehtë me dashje.
“Më datë 27.12.2021 shtetasja M. S., 30 vjeçe, banuese në Karbunarë, ka kallëzuar se është goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.





