Ish-drejtori i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi, ka reaguar pas vendimit të gjykatëses Besjana Garxenaj, e cila do të gjykojë dosjen “Tërmeti”.

“Zoti e Faltë Besjana Garxenaj!”,- shkruan në fillim të postimit Gjuzi, ndërsa sqaron më tej arsyet e reagimit të tij.

Një ditë më parë, gjykatësja Garxenaj vendosi pushimin e akuzës për veprën penale “Shpërdorim detyre” për ish-kreun e ALUIZNI-t, Arben Isaku. Pushimi i akuzës për pasardhësin e tij dhe dërgimi për gjykim i Flamur Gjuzit, i duket i padrejtë këtij të fundit.

Në postim, Gjuzi shprehet se pavarësisht se ai dhe Isaku akuzohen për të njëjtën vepër penale dhe kanë mbajtur të njëjtin post, gjyqtarja Garxenaj ka vepruar me dy standarte.

“Midis dy shtetasëve që kanë patur të njëjtin pozicion pune, kanë patur te njëjtin ligj në zbatim, te njëjtën VKM dhe detyrat e Tyre kanë qenë të përcaktuara në të njëjtën rregullore të brëndshme e mbi të gjitha kanë qenë nën të njëjtën akuze “ shperdorim detyre”, kush është ndryshimi që për njërin pushohet akuza e tjetri shkon në gjykim?????

Mos valle kane bindje te ndryshme politike?”,– shkruan Gjuzi.

Më tej, në postimin e tij, ish-kreu i ALUIZNI-t Durrës nënvizon se gjyqtarja është në proces vettingu.

“Unë e mirëkuptoj hallin që gjyqtarja Garxenaj është në proces vetingu dhe uroj që ta kaloj atë, pasi gjyqtar të till i duhen këtij sistemi të drejtësisë. Uroj që vendimi ti sherbej sadopak gjyqtares!”,- shkruan Gjuzi.

Sipas tij, vendimi i marrë një ditë më parë ka qenë i diktuar.

“Me zemër them, Zoti ju faltë juve Besjana Garxenaj dhe të gjithë ata që ju Diktuan këtë vendim!”,– e mbyll postimin e tij Flamur Gjuzi.

Zoti e Faltë Besjana Garxenaj! Me datën 02.02.2020 në orën 19.00 u shpall vendimi i seancës paraprake për shqyrtimin e…

Posted by Flamur Gjuzi on Wednesday, February 3, 2021