Mjekët e Durrësit janë të pikëlluar për humbjen e koleges së tyre Anisa Dedja, në moshë të re.

Me dhjetëra janë mesazhet e ngushëllimit në postimin me anë të të cilit Urdhri i Mjekut Durrës njoftoi lajmin e trishtë.

“Ngushellime familjes! I paharruar kujtimi i Dr Anises ! U prehte ne parajse shpirti i saj”,– shkruan doktoresha Eda Harizi, presidente e këtij urdhri.

“Dhimbje e madhe…i ndritte shpirti”,- shkruan drejtoresha e FSDKSH Durrës, Natasha Paço.

“Dhimbje e madhe per humbjen e jetes ne kete moshe, ngushellime familjes”,- shkruan mjekja Eda Vokopola.

“Shume e trishtushme dhimbja e madhe per familjen por dhe per shoqerin e ne koleget e saj.,por ja qe njeriu i duron te gjitha dhe gjene forca per ta perballuar.Ngushellime familjes te aferme dhe shoqerise u prefte ne paqe”, – shkruan mjeku Sofo Gjoni.

Këto janë vetëm disa nga dhjetëra mesazhe ngushëllimi që kolegët e të ndjerës Anisa Dedja kanë lënë në rrjete sociale.

Mjekja onkologe, Anisa Dedja, është ndarë sot nga jeta në moshë shumë të re. Mësohet se mjekja e re vuante nga një sëmundje e rëndë.