Kur vendos të bësh një trajtim dermoestetik, patjetër kërkon më të mirën për një pamje të rigjeneruar dhe natyrale. Sekreti është gjetja e klinikës së duhur, me profesionistë të zotë dhe aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë.
“Beauty time” është klinika laser dhe skin care e mirënjohur në Durrës, e cila që nga viti 2008 ofron shërbime medikale dhe estetike, jo invazive.
Keni probleme me rrudhat, celulitin, dëshironi një pamje më të freskët dhe lëkurë të shndritshme?
Mos humbni kohë…
Me eksperiencën 13-vjeçare në këtë fushë dhe trajnimet e shumta të ndjekura brenda dhe jashtë vendit, mjekja Edlira Mullaliu do t’ju ofrojë këshillat e duhura për trajtimin e lëkurës apo trupit tuaj.
Me gamën e gjerë të shërbimeve që kjo klinike estetike ofron, të ndjerit e bukur dhe e kuruar deri në detaj nuk mbetet një sfidë e përditshme, por një realitet i prekshëm nga të gjitha ne.
Botoksi, fillerat, trajtimet për tonifikimin e fytyrës apo qafës, seancat për eleminimin e celulitit apo dhjamit lokal në trup e gjymtyrë, por edhe masazhet e specializuara që na relaksojnë pas një ditë apo jave të lodhshme pune janë ndër shërbimet më të kërkuara në “Beauty time”.
Por nuk mbetemi vetëm këtu, pasi gama e madhe e aparaturave dhe teknologjitë bashkëkohore të aprovuara nga FDA, që aplikohen tek klientet, janë shumë më tepër se kaq.
Më poshtë po listojmë disa prej tyre, ndërsa në videon informuese në fund të shkrimit ju mund të njiheni më nga afër dhe të mësoni më shumë mbi to dhe pse jo të rezervoni takimin tuaj këshillues me doktoreshë Edën në numrat +355 052 239 606, +355 67 66 21 666 apo në rrjete sociale:
Instagram: estetikebeautytime
Facebook: Estetike Beauty Time
Disa nga shërbimet e ofruara nga “Beauty Time”
Soprano Ice Platinium është teknologjia inovatore 3 në 1, me 3 gjatësi vale në një aplikator të vetëm për trajtim të shpejtë, të sigurt dhe më efektiv.
Terapia me lazer me fotoage – redlight për stimulimin e kolagenit dhe rigjenerimin e qelizave.
Accent Prime është aparatura më efektive në konturimin dhe tonifikimin e trupit dhe jo vetëm. Energjia e çliruar prej saj shkatërron qelizat dhjamore, pasi radiofrekuenca e Accent Prime është më e fuqishmja në botë për stimulimin e prodhimit të kolagjenit të ri.
Oxygeneo superfacial, terapia revolucionare me një efekt të trefishtë që oksigjenon, eksfoljon dhe ushqen lëkurën duke ofruar pamje më të re.
Pse duhet të zgjidhni “Beauty time”?
Stafi i specializuar dhe produktet e çertifikuara garantojnë rezultate të sigurta.
Të gjitha këto në një klinikë të vetme.
Beauty time, klinika juaj për një pamje gjithnjë rinore dhe në superformë.
Adresa: Lagja 11, rruga e Gjykatës përballë Fi Bank, Durrës
M.B.









