Bashkia Durrës, në një postim në rrjetin social Facebook, jep lajmin e mire për qytetarët lidhur me projektin e Nyjes së Fllakës. 
Në njoftim, Bashkia lajmëron se projekti për këtë vepër infrastrukturore është miratuar dhe punimet do të fillojnë në mars.

Lajm i mirë për qytetarët e bashkisë Durrës. 
Miratohet projekti i Nyjes së Fllakës, që parashikon ndërveprimin me mbikalimin autostradal dhe ndërtimin e korsive të ngadalësimit. 
Miratimi i këtij projekti krijon akses në superstradën Tiranë – Durrës jo vetëm për qindra bizneset e zonës industriale në të dy drejtimet e aksit, por edhe për komunitetin e banorëve që jetojnë në këtë zonë, brenda standarteve të sigurisë rrugore. 
Punimet do të fillojnë në muajin mars
.”- njofton bashkia.

Lajm i mirë për qytetarët e bashkisë Durrës. Miratohet projekti i Nyjes së Fllakës, që parashikon ndërveprimin me…

Posted by Bashkia Durres on Wednesday, February 3, 2021