Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, ka bërë një bilanc të arritjeve dhe krizave me të cilat është përballur qeveria që drejton në këtë vit.
Rama foli për procesin e rindërtimit që sipas tij vitin e ardhshëm pritet të marrë fund, dhe mos të ketë më asnjë plagë të hapur nga tërmeti.
“Është një episod i shëmtuar deri në neveri, që dalin njerëz me çekiçin e drejtësisë dhe pengojnë ndërtimin e banesave për hallexhinjtë, 2022 kemi besim se do të fshijë plagët e hapura nga tërmeti, edhe pse e dimë që mund të ketë ndonjë gjë ende për tu bërë tek-tuk”, tha Rama.





