Saimir Sula është i riu shqiptar i cili ka ndërruar jetë në Spanjë dhe ka mbërritur në Tiranë pa zemër.

Mësohet se në dosje thuhet se 33-vjeçari shkoi për mjekim në Spanjë dhe në spitalin në Barcelonë i hoqën zemrën.

Nga të dhënat telefonike mësohet se Sula i ka kërkuar ndihmë të motrës nga spitali në Barcelonë.

Në dosjen hetimore zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si “Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes”.

Ka qenë insistimi i së motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.