Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 17-vjeçar.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç.“, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





