Klementina, një vajzë e re që pret të bëhet nënë tha se është shumë konfuze nëse duhet apo nuk duhet të bëjë vaksinën.

Mua më duhet të mendoj për dy tani. Kur pyes mjeken e familjes më thotë se duhet ta bëj vaksinën, ndërsa në vizitën e fundit kur shkova tek gjinekologu më tha se gratë shtatzënë dhe ato gjidhënëse në asnjë mënyrë nuk duhet ta bëjnë ,” shtoi ajo.

Nën dy mendime të ndryshme, e reja i tha “Gazetasi.al” se është interesuar vazhdimisht për këtë çështje pasi do edhe 4 muaj që të përfundojë shtatzëninë e saj dhe ka frikë se mund të infektohet dhe të kalojë me vështirësi infektimin.

Nuk di ku të marrësh informacion të saktë asnjë njeri nuk të shpjegon,” shton 28 vjeçarja.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe njëkohësisht shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se absolutisht që duhet të vaksinohen gratë shtatzënë.

Këtë çështje e mbështesin edhe ekspertët e shëndetit publik, Dritan Ulqinaku dhe Alban Ylli.


Në princip të gjitha gratë shtatzënë duhet të bëjnë vaksinën, përveç ndonjë rasti të veçantë me probleme imuniteti apo alergjie që duhet të shihet nga mjeku që e ndjek,” shpjegoi Ylli.

Mjeku shqiptar në Shërbimin Kombëtar në Londër, Laidon Shapo deklaroi se ky keqinterpretimi apo mos sqarimi se a duhet apo jo të bëhet vaksina anti-Covid19 tek gratë shtatzëna ose ato që mendojnë të shkojnë përmes atij procesi është i pakuptimtë në ketë stad të pandemisë.

“Udhëzimet janë të qarta në sensin që gratë shtatzëna janë më në risk nëse infektohen me Sars-Cov-2 dhe variantet e tij krahasuar me gratë e tjera (jo-shtatzëna). Padyshim që kërkohet një vlerësim i riskut individual para bërjes se vaksinës për disa prej tyre,”shtoi Shapo.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë rekomanduar se bazuar në mënyrën se si funksionojnë vaksinat RNA Pfizer-BioNTech dhe Moderna, ekspertët besojnë se nuk ka gjasa të paraqesin një rrezik specifik për gratë që janë shtatzënë, por vaksinimi duhet të jetë një zgjedhje personale për gratë shtatzënë.

Mjeku shqiptar në SHBA, Gani Abazi ka thënë se nevoja e vaksinimit të femrave shtatzëna nuk është duke u promovuar dhe udhëzuar si duhet dhe sa duhet nga Institucionet shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri.

Të tri vaksinat e prodhuara në Amerikë (ajo nga Pfizer, Moderna dhe nga Johnson & Johnson, janë shumë të sigurta që të merren nga gratë shtatzëna dhe së fuqishëm rekomandohet që të gjitha gratë shtatzëna, të vaksinohen,” shpjegoi doktor Abazi.

Ndërkaq OBSH ka deklaruar se gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë për t’ u prekur nga Covod-19 e të kalojë në gjendje të rëndë dhe kështu përfitimi i marrjes së vaksinës definitivisht i tejkalon rreziqet, veçanërisht pasi platformat që kemi përdorur aktualisht për vaksinat janë platforma mARN, viruse të inaktivuara ose platforma vektoriale virale ose proteina të nën-njësisë.

Asnjë prej tyre nuk ka një virus të gjallë që mund të shumohet brenda trupit dhe që potencialisht mund të krijojë një problem,” shpjegon ekspertja e obsterisë-gjinekologjisë Soumya Sëaminathan në OBSH.

Më tej ajo shton se në çdo vend grave shtatzënë duhet t’i shpjegohen përfitimet përkundrejt rreziqeve dhe t’u ofrohet vaksina nëse dëshirojnë ta marrin.