Dashi
Dashuria vazhdon të jetë në tension për ata që i përkasin kësaj shenje. Fatkeqësitë dhe krizat e ardhshme shpëtohen nëse arrini të përmirësoni marrëdhënien tuaj. Në punë mund të arrini shumë por nënshkrimi i një marrëveshjeje do të jetë më i vështirë se sa e prisnit.
Demi
Kjo është një periudhë e ngarkuar, por ndjenjat do të jenë më të forta se më parë. Në punë do ketë një përmirësim të dukshëm, sidomos për ata që kanë bizneset e tyre.
Binjakët
Nëse keni ndonjë problem që lidhet me dashurinë, sot është koha duhur që të përpiqeni të shëroni plagët e së kaluarës. Në punë nuk keni pse të lodheni: dëshironi të bëni me shumë gjëra, por më mirë bëni vetëm një gjë, fokusohuni aty dhe përfundojeni me sukses.
Gaforrja
Kushtojini vëmendje marrëdhënieve që kanë zbuluar prej kohësh se nuk janë më të rëndësishme në jetën tuaj. Në jetën tuaj profesionale, do të ketë disa ndryshime të papritura në ditët në vijim.
Luani
Sot do të jetë mirë nëse shmangni situata e komplikuara sepse do të përballeni me një konflikt që do ju mërzisë. Në punë ka situata që duhen monitoruar, ndaj më mirë ruani qetësinë për dy ditë.
Virgjëresha
Situata e sotme e ndjenjave favorizon sipërmarrjen, ata që janë të turpshëm në dashuri duhet të ‘shfrenohen’. Në zyrë mundohuni të dëgjoni propozimet e reja sepse nuk përjashtohet mundësia që të lindë diçka interesante.
Peshorja
Keni pasur shumë polemika në dashuri prej disa muajsh, por yjet do ju japin mundësitë që të merrni një vendim. Ndërkohë do të ketë shumë aktivitete për të bërë në punë, ndaj përpiquni të përmirësoni ato që ju pëlqejnë më shumë.
Akrepi
Periudha më e rëndësishme në dashuri do të vijë në fund të muajit, për momentin mjafton të keni durim. Kërkoni të flisni nëse ju duket se diçka nuk është në rregull. Nga ana tjetër, ka vështirësi financiare, mos flisni për këtë sot por prisni deri të premten.
Shigjetari
Hëna është shumë e favorshme për ju, ashtu si Merkuri dhe Marsi. Është mirë të merrni vendime të rëndësishme, sidomos nëse jeni në një lidhje të bukur dashurie. Në punë bëni ç’të mundeni për të përfituar nga projektet e reja që po mendoni.
Bricjapi
Në fund të kësaj jave, bëhuni gati për disa momente romantike. Në punë, insistoni! Veprimet tuaja vlejnë më shumë se fjalët e të tjerëve.
Ujori
Hëna nuk do të jetë në anën tuaj ndaj përpiquni të jeni më të qetë në diskutime. Nëse jeni duke pritur për një pikë kthese në punë, ja ku është: falë ndikimit të Jupiterit do të arrini të merrni atë që keni kërkuar.
Peshqit
Falë ndikimit pozitiv të Hënës, ciftet duhet të marrin vendime tepër të bukura këto ditë. Në punë, mos kini frikë të prezantoni projektet tuaja personale para të tjerëve.