Buzët, lëkura dhe thonjtë gri mund të jenë një “shenjë paralajmëruese emergjente” e infektimit me Covid.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e rendit zbardhjen e këtyre pjesëve të trupit si një tregues se dikush duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Ekspertët amerikanë të shëndetësisë e kanë njohur këtë si një shenjë të mundshme që dikush ka nevojë urgjente për kujdes mjekësor që nga fillimi i pandemisë, por së fundmi thuhet se ajo mund të jetë specifike për Omicron.

CDC njeh më shumë se 11 simptoma të covid duke përfshirë dhimbjen e kokës, dhimbjen e fytit dhe të përzierat si simptoma të mundshme të Covid dhe rendit dhjetëra të tjera si shenja të mundshme.

Por mjekët pranojnë vetëm 3 simptoma si shenja paralajmëruese të Covid, të cilat janë ethet, kolla e vazhdueshme dhe humbja e nuhatjes dhe shijes.

Studimet në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se vaksinat kanë “ndryshuar lojën” dhe kanë bërë që shumë njerëz të infektuar përballen me simptoma shumë më të buta të virusit.

Urgjenca mjekësore nuk i konsideron ende buzët, lëkurën ose thonjtë gri si një shenjë paralajmëruese të virusit që kërkon kujdes urgjent mjekësor.

Lëkura dhe buzët gri, të quajtura mjekësisht cianozë, janë shenja paralajmëruese se ka shumë pak oksigjen në gjak ose qarkullim të dobët të gjakut. Kjo mund të lidhet me probleme serioze duke përfshirë astmën, pneumoninë ose sëmundjet e zemrës.

Ka të ngjarë që kjo simptomë të shfaqet vetëm në fazat e mëvonshme të një infeksioni Covid. Thonjtë gri mund të jenë një shenjë paralajmëruese e mungesës së hekurit, gjë që sugjeron se organet vitale në trup mund të kenë vështirësi për të marrë oksigjen të mjaftueshëm.

Por kjo mund të shkaktohet edhe nga lëndimet, pirja e rregullt e duhanit, një infeksion mykotik ose duart që ndodhen shpesh në ujë ose produkte pastrimi.