Një tjetër gjyqtare ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

hkira është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja. Vlen të theksohet, se më herët kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi. Aktualisht, trupa gjykuese ndaj çështjes “Tahiri”, përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Asnjëri prej tyre nuk është gjyqtar ne apelin e Posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë seanca për Tahirin e Çelën pritet të mbahet nesër (datë 05.01.2022) në orën 10:00.