Mbetjes në trafikun e rënduar të rrugëve të Durrësit nuk i ka shpëtuar asnjë një ambulancë, që nxitonte drejt spitalit rajonal.
Pamjet e mbërritura në redaksinë e “DurrësLajm” dëshmojnë faktin se trafiku i rënduar në rrugët që po i nënshtrohen rikonstruksionit penalizon përveç automjeteve, edhe ambulancat apo zjarrfikëset.
Drejtuesit e mjeteve kanë ngritur gjithnjë shqetësimin se trafikun e rënduar nuk e krijojnë punimet në rrugë, por ngushtimi në maksimum i rrugëve kryesore.