Dje policia e Londrës ka arrestuar shtetasin shqiptar Taulant Stoica, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës.
34- vjecari shqiptar ishte pronar i një kafeneje në kryeqytetin britanik raporton Daily Mail.
Mediat britanike shkruajnë se Stoica akuzohet se ka trafikur sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italsië dhe shteteve të tjera europiane.
I riu nga Shqipëria u arrestua, për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar për të nga autoritetet italiane, vend ku ai akuzohet se trafikoi drogë.
Ai akuzohet se ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, së bashku me 38 persona të tjerë. Grupi kriminal trafikonte drogë të klasit A, vlera e së cilës në treg ishte e madhe.
Taulant Stoica pritet të ekstradohet për në Itali pavarësisht pretendimeve të tij.





