Zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecoreli vijon të jetë mister, megjithëse kanë kaluar shumë ditë nga ngjarja.
Në hetime janë përfshirë edhe autoritetet italiane. Policia është ende në pritje të të rezultateve të mjekësisë ligjore për eshtrat e gjetura në automjetin e djegur në Pukë, nëse i përkasin biznesmenit 45-vjeçar.
Por ndërkohë kjo ngjarje nuk është lënë jashtë vëmendjes së mediave italiane. Së fundmi është publikuar një intervistë e mikut të Pecorelit për një media lokale të vendit fqinjë. Ai është shprehur se ai dhe miku i tij kishin lënë që të hapnin një biznes në Umbria.
“Kemi shkëmbyer mesazhe disa herë gjatë muajit Dhjetor, ai ishte i qetë, shpërthyes si zakonisht, optimist për biznesin që do të zhvillonte në Shqipëri. Çfarë biznesi? Nuk e di me siguri”, ka thënë ai, pasi Pecorelli po vijonte të kërkonte një kompani, për të filluar prodhimin e mallrave me markën ‘Hairdressers Milan’ që ai më pas mund t’i eksportonte në Itali.
Ai rrëfen se Pecorelli i kishte thënë përmes një mesazhi në WhatsApp se kishte hapur një biznes në një qendër tregtare në Vlorë, duke shtuar se më 10 janar do të kthehej në Itali. Duke folur mbi mundësinë e vetëvrasjes miku i tij shprehet dyshues. “Le të mos bëjmë shaka , për çfarë arsyesh duhej të bënte një gjë të tillë?”, shprehet ai.
Davide Pecorelli njihet si sipërmarrës në Itali. por ka ushtruar dhe profesionin e arbitrit. Italiani kishte fëmijë me një shtetase shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë.





