Anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino ka deklaruar se heqja e orës policore natën e ndërrimit të viteve ka luajtur një rol me përhapjen e Omicron dhe rrjedhimisht edhe rritjen e infektimeve ditët e fundit në vendin toonë.

Pas Krishtlindjeve, me ardhjen e shumë personave tregon se kemi një përhapje. Ne kishim parashikuar që mund të kishim një rritje për festat. Nata e vitit të ri ka luajtur një rol me përhapjen e Omicron, nuk ka diskutim, pasi grumbullimet janë mjeti i parë që shkakton përhapjen e virusit. Aktualisht ne kemi përhapje të Omicronit në vendin tonë. Futja e Omicronit i dedikohet Krishtlindjeve, datave 24 dhe 25.

Është e vërtetë që hapja gjatë festave të fundvitit mund të ketë luajtur një rol. Të dhënat e javës që shkoi, ne shikojmë se pas Krishtlindjeve kemi një rritje të rasteve të moshës 25-34-45-vjeç që është mosha më aktive që shkon në club-e dhe festa. Numri në spital është rritur dhe kjo është e pritshme, sepse kur rritet numri i rasteve kemi rritje edhe në spital, rëndësi kanë format klinike” tha Bino në “ABCnews”.