Një tentativë për grabitje ka përfunduar në plagosjen e dy adoleshentëve. Sipas policise se Hasit, ditën e djeshme, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njeri tjetrin, katër adoleshentë kanë ata kanë tentuar të grabisin me thyerje dyqanin e shtetasit S. Sh. Gjatë tentativës për të vjedhur në këtë dyqan, autorët janë konstatuar nga pronari, shtetasi S. Sh., i cili ka qëlluar me armë gjahu, duke plagosur shtetasit L. M. dhe R. M., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në kuadër të operacionit policor “Helshani” policia arrestoi në flagrancë 4 adoleshentët
“Jane arrestuar ne flagrance shtetasit R. M., L. M., O. V. dhe E. V., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Peraj, Helshan dhe Krumë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Helshan”,– njofton policia.
Policia bën me dije se katër të rinjtë dyshohet të jenë autorë të grabitjes së ndodhur në datën 30.01.2021 po në fshatin Helshan,.
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë pronari i dyqanit, shtetasi S. Sh., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një karikator me 27 fishekë.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i markës “Volkswagen” i përdorur nga autorët, 4 aparate celulare, një armë gjahu çifte në pronësi të shtetasi S. Sh., si dhe një karikator me 27 fishekë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.





