Paraditja do të jetë në dominimin e vranësirave të cilat do sjellin reshje shiu. Porn ë vijim pritet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë rebeshe shiu në zonat bregdetare dhe ato të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do vijojnë të jenë të ulëta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1 deri në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 38 km/orë nga drejtimi veri-lindor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.