Tre automjete janë djegur mesnatën e kaluar teksa ndodheshin të parkuara në garazhin e një pallati në ndërtim në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në zonën e Liqenit të Thatë pak pas mesnatës, ndërsa mjetet ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës.
Dyshohet se fillimisht njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë dhe më pas janë përfshirë edhe të tjerat. Policia dhe ekspertët zjarrfikës po hetojnë për shkaqet e zjarrit.
Kjo ngjarje pason një tjetër që ndodhi pas mesnate në Krujë, kur një makinë u dogj në oborrin e shtëpisë së të zotit. Disa persona janë duke u marrë në pyetje për atë rast.





