Edjona Sala, nga Memaliaj ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimashit, si pasojë e një aksidenti ku u përfshi mjeti në të cilin ajo ndodhej dhe një tjetër.

Një parakalim i gabuar solli përplasjen e fortë ndërmjet dy makinave, që çoi në vdekjen e Edjonës e cila ishte pasagjere, dhe plagosjen e disa personave të tjerë.

Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, e cila gjendej në mjetin që drejtohej nga Malçi, ndërsa ky i fundit së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital