Ambasad Britanike në vendin tonë ka reaguar për protestën që po zhvillohet para selisë së Partisë Demokratike, kundër Lulzim Bashës.
Përme një postimi në rrjetet sociale, ajo ka dënuar dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës ditën e sotme, që shqyen dyert duke u futur brenda partisë.
“Mbretëria e Baahkuar është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve që të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale.”, thuhet në postim.
Në një linjë ka qenë edhe ambasada e Gjermanisë, që thekson se në politikën demokratike nuk ka vend për dhunë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në deklaratë.





