Marangozi i njohur në Durrës, Petrit Lapraku, është viktima e radhës që humbi betejën me Covid-19.
Specialisti civil pranë Forcës Detare, Shefqet Kërcelli, një mik i të ndjerit, përmes një statusi prekës në rrjete sociale shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të marangozit.
“Ai ushtroi me ndershmeri e profesionalizem zanatin e marangozit gjithe jetes se tij. I urte, i thjeshte, i dashur e sinqerte me shoket, koleget e miqte. I gjendur me mundesite qe kishte per cdo mik ne nevoje. Keshtu do mbahet mend Titi”,– shkruan Kërcelli.
Postimi i plotë:
U percoll dje per ne banesen e fundit,
qytetari i nderuar durrsak,
Petrit Lapraku.
Nuk e kaloi dot kete flame qe po kalon bota,
njeriu, familjari e qytetari i mire durrsak Petrit Lapraku.
Ai ushtroi me ndershmeri e profesionalizem zanatin e marangozit gjithe jetes se tij.
I urte, i thjeshte, i dashur e sinqerte me shoket, koleget e miqte.
I gjendur me mundesite qe kishte per cdo mik ne nevoje.
Keshtu do mbahet mend Titi.
Ndarja e tij nga jeta hidheroi pa mase jo vetem familjen e te afermit, por gjithe ata qe e kane njohur e kane pire nje kafe me te.
Lamtumire miku yne Petrit Lapraku!
U prehsh ne paqe!
Te qofte dheu i lehte!





