Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kundërshtarëve të tij politik, Berishës dhe Bashës, të cilët hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për bashkëpunim me kryeministrin.
Përmes një reagimi në “Twitter” Rama shkruan se kur dëgjon të fajësojnë njëri-tjetrin se kush është shërbëtori im “më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithë zemër: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”
“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!
Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithë zemër: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”-shkruan Rama.





