A nuk mendoni se duhet të shkoni në votëbesim për të zgjidhur këtë krizë?

Basha: Jam i vendosur në këtë mision se kështu më kanë besuar. Unë e di se ka njerëz që nuk më duan në krye të PD-së. Por këta janë pakica që jetojnë mbi gjakun e shumicës. Unë e di se thellë në zemrën tuaj ju gazetarët nuk doni të jeni pjesë e kësaj kaste.