Reshjet e dendura të shiut që nisën pasditen e sotme, kanë shkaktuar përmbytjen e radhës në rrugët e Durrësit.

Pamjet që mbërrijnë në redaksinë e “DurrësLajm” janë nga aksi rrugor që lidh zonën e stadiumit me Drejtorinë e Policisë Durrës.

Niveli i ujit ka kaluar edhe trotuaret, aq sa nuk kuptohet ku mbaron rruga e ku nis trotuari. Qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është vështirësuar së tepërmi.

Si pasojë e nivelit të lartë të ujit, rrezikohen edhe bizneset rreth e rrotull.  

Situatë e rënduar regjistrohet edhe në akse të tjera problematike, që janë gjithnjë nën pushtetin e ujit sa herë regjistrohen reshje të dendura.