Sipas MeteoAlb, vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar ku më të dendura reshjet do të paraqiten në veri dhe qendër.

Orët vijuese, mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së martës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.