Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe këtë të hënë. Takimi pritet që të nisë në orën 08:30.
Takimi me drejtuesit e qarqeve vjen pas atij me kabinetin qeveritar, të cilët i mblodhi për herë të parë pas pushimeve, më 5 janar.
Në atë takim kreu i qeverisë dhe ministrat diskutuan për objektivat e qeverisë përgjatë vitit 2022.





