GJKKO ka dhënë dënimet për grupin e Avdylajve të Shijakut. Pjesëtarët e grupit janë dënuar me dhjetëra vite burg, teksa ai që mbahet si ‘koka’ i tyre, Altin Avdyli ka marrë dënimin prej 6.8 vite.

Për 17 pjesëtarë GJKKO ka dhënë në total 126.8 vite burg teksa kujtojmë se laboratori i drogës në Has ka që në tetor të 2018 që është zbuluar.

Laboratori i heroinës në Has është pjesë e dosjes 339 që e mori në dorë SPAK, për të hetuar pikërisht grupin kriminal të Shijakut të kryesuar nga Avdylajt, si dhe lidhjet e tyre.

DËNIMET NGA GJKKO:

1. Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj (Burg)
2. Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
3. Esat Mehmeti 10
4. Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
5. Sajmir Sulejmani 8

6. Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
7. Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj

8. Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
9. Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
10. Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
11. Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
12. Admir Hoxha 12 vjet
13. Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
14. Vehbi Berushi 8
15. Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove
16. Xhavit Shyti 8 vite
17. Flamur Çela 8