Ulja e temperaturave, shoqëruar me erë të fortë kanë rikthyer reshjet e dëborës në të gjithë rrethin e Bulqizës.
Si pasojë e borës, ka probleme për qarkullimin e mjeteve në disa rruge ruale të njësive administrative të bashkisë Bulqizë.
Policia e Bulqizës u bën apel drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugët nacionale dhe rurale.