Policia e Tiranës ka arrestuar Riljon Lalaj, i cili më 4 janar u arratis nga komisariati nr. 1 në Tiranë. 30-vjeçari ishte arrestuar më 2 janar zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Në lidhje me arratisjen e të riut, SHCBA procedoi në gjendje të lirë 7 punonjës policie.

Lalaj pas arratisjes qëndronte në një shtëpi me qira në zonën e zonën e “Ali Demit”. 30-vjeçari, pasi ka konstatuar policinë, ka tentuar të largohet, por efektivët mundën ta ndalonin dhe ta arrestonin.