Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të marrë nga Kryesia e PD-së, që përjashtoi Sali Berishën dhe disa deputetë të tjerë.
“Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën!”, shkruan Vasili në Facebook.
Mes PD dhe LSI, marrëdhëniet janë zbehur ndjeshëm që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe duket se Vasili është pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga dita e sotme Sali Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Vendimi për përjashtimin e tij përgjithmonë nga PD është marrë nga Lulzim Basha dhe Kryesia në mbledhjen që nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një nga vendimet e marra është edhe përjashtimi i anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.
Po ashtu Kryesia ka vendosur shkarkimin 9 deputetëve, të cilët u pozicionuan me Sali Berishën.





