Deputetja Albana Vokshi me vendimin e kryesisë së PD-së të drejtuar nga Basha është përjashtuar përfundimisht nga Partia Demokratike.
Në listën e përjashtimit janë dhe Sali Berisha dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.
Në një reagim në FB Vokshi shkruan: “Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.
I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare”, shkruan ajo ndërsa i kujton Bashës se është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e 18 dhjetorit.





