Shqipëria ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane “Jones International”, për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale.
Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrihet një qendër e madhe kombëtare për mbrojtjen kibernetike në Shqipëri, e cila sipas tij, do të jetë në shërbim të ushtrisë sonë.
“Ne vlerësojmë shumë këtë mundësi bashkëpunimi me ju për të adresuar dhe sfidën e madhe të ngritjes së një qendre të madhe të mbrojtjes kibernetike, që të jetë në shërbim të ushtrisë sonë, por edhe të gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me pjesën civile të shoqërisë. Është një sfidë e jashtëzakonshme, por ne jemi të bindur që duke pasur dhe ndihmën, mbështetjen, e kurajon tuaj për të mos pasur frikë, ne do ja dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie, që të jetë një vlerë e shtuar për NATO, duke dhënë shërbime dhe përtej kufijve të Shqipërisë”, tha Rama.
Kompania “Jones International” drejtohet nga një personalitet i madh i ushtrisë dhe i politikës amerikane, James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së SHBA.
“… jemi të bindur që duke pasur ndihmën e amerikanëve, do ja dalim të kemi një qendër kombëtare sigurie kibernetike që do jetë një vlerë e shtuar edhe për vetë NATO-n duke dhënë shërbime edhe përtej kufijve të Shqipërisë”, shtoi kryeministri i Shqipërisë.





