Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish deputetit Pashko Ujka, shtetasin Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij, Marjan Kola.
Ujka u vra mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar teksa po ecte afër shtëpisë me bashkëshorten.
Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.
Pas kësaj video që është marrë si provë gjykata vendosi ti lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Gjykata e Shkodrës është në pritje edhe të disa provave të tjera të këtyre dy shtetasve që mund të jenë sërish video por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish deputeti Pashko Ujka.