Administratori i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Albert Avdyli, ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me sulmin e bërë ndaj selisë më 9 janar.

Avdyli shprehet se skenari ishte i parapërgatitur duke rrezikuar jetën e demokratëve nga Brenda dhe jashtë selisë, ndërkohë që organizatorët në asnjë çast nuk ndalën thirrjet e tyre për gjak.

Avdyli thekson gjithashtu se PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme dhe çdo tentativë për të sulmuar apo dhunuar atë do të marrë përgjigje ligjore.