Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur për përçarjen në PD dhe protestën e 8 Janarit në selinë blu.
Patozi u shpreh se kreu i PD-së Lulzim Basha me përjashtimin e Sali Berishës dhe të disa anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, e ndau juridikisht PD-në.
Ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Basha kanë përjashtuar njëri-tjetrin dhe se nuk shikon më “pajtim” mes tyre.
“Ëndrra e politikane shqiptarë nuk ka qenë që të rregullojnë shtëpinë e tyre, por të rregullojnë shtëpinë e atyre që kanë përballë. Rama bëri gabim që ndërhyri, ka pas një konsumim më të madh. Situata mes tyre ka shkuar shumë larg. Nuk çuditem për përjashtimin e Berishës, ata e kanë përjashtuar njëri-tjetrin. Basha e ka bërë për dy arsye, si një qëndrim që mori përmasa të frikshme 8 Janari dhe ai deshi që të bëjë një ndarje juridike. E dyta dogji urat, aty nuk mund të ketë më pajtim, konsultim. Basha nuk i do zgjedhjet, por aty nuk nuk mund të ketë më zgjedhje, tani u bë lufta aty. Basha e ndau PD juridikisht. Pala tjetër ka dy mundësi: të krijojë një parti të re, Berisha nuk e pranon dot që ta nxjerrin nga shtëpia dhe të krijojë shtëpi të re.
Berisha ka hyrë në një betejë për herë të parë pa pasur vulën e PD në xhep. PD nuk do të bashkohet, ata duan të përjashtojnë njëri-tjetrin dhe kjo është e dukshme. Do të shkërmoqet në agoninë e vet dhe shikoj një PD që do të ketë më pak rol në përballje me pozitën. Do të doja që ajo që ka mbetur në PD të mos shkrumbohet.“, tha Patozi në “Top Talk”.





