Detaje të reja zbulohen mbi ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Fier ku u ekzekutua me armë zjarri Shkëlzen Kastrati në makinën e tij, nga një person ende i paidentifikuar.

Deri më tani policia po heton në disa pista ku përfshihet edhe ajo që lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 2016 me vëllain e viktimës Kelmend Kastrati.

Këtij të fundit iu bë një atentat në janar të vitit 2016. Në atë kohë, policia raportoi se atentati ishte kryer për shkak se Kelmend Kastrati dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur sot. Pas krimit autori dogji makinën tip “Range Rover”.