Policia ka reaguar me një version zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Fier ku mbeti i vrarë Shkëlzen Kastrati.

Mësohet se autori pas ngjarjes është larguar me një makinë “Range Rover”, i cili është gjetur i djegur.

“Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin zyrtar.