Policia ka arrestuar dy persona ndërsa ka shoqëruar dhe një të tretë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur një 26-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë L. M., 43 vjeç dhe D. K., 37 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me thikë për motive të dobëta, E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprime procedurale dhe hetimore është arrestuar në flagrancë edhe pronari i lokalit, A. Ç., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka raportuar në organet ligjzbatuese.





