Emiljano Shullazi ka lënë qelinë e tij në burgun 313 për t’iu nënshtruar një vizite shëndetësore në ambientet e QSUT.
BalkanWeb raporton se Shullazi është dërguar në QSUT nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë. Nuk dihen arsyet e kësaj vizite shëndetësore apo problemet që paraqet.
Prej muajsh Shullazi është i izoluar në regjimin “41 biss” ose ndryshe burgu i egër. Kujtojmë se pak ditë më parë në spitalin e Burgut u dërgua edhe Dritan Dajti.





