52 % e popullsisë në Shqipëri është vaksinuar kundër Covid-19. Sipas specialistëve të ISHP, që prej Janarit kur ka nisur procesi vaksinimit, në Shqipëri po vijohet paralelisht edhe me dozat e treta.

“Aktualisht mund të themi që 52 % e popullsisë target pra nga 16 vjeç e sipër që kanë mundësi të vaksinohen për Covid, kanë marrë dozën e parë të  vaksinës. Ndërkohë që me dozën e dytë është vaksinuar 46.5 % e popullsisë target . Ndërkohë janë ofruar dhe po marrin dozën e tretë edhe personat që e kanë plotësuar 6-mujorin dhe që është 6.5 %”.

Vetëm në grupmoshën 16-39 vjeç janë vaksinuar 62 % e të rinjve ose e thënë ndryshe rreth 640 mijë persona. Aktualisht Shqipëria ka gjendje edhe rreth 1 mln e 200 mijë vaksina, të cilat mund të aplikohen për 600  mijë persona, raporton TvKlan.

“Deri për Vitin e Ri ne kishim 3 mln e 141 mijë e 630 doza, 74 % e tyre janë përdorur. Kemi 1 200 000 doza gjendje”.

Sipas kalendarit të shpërndarjes dhe marrëveshjes me kompaninë Pfizer, Shqipëria pritet të marrë sasi të tjera vaksinash. Po ashtu priten edhe dërgesat e radhës nga Covax.