Mesa duket goli i realizuar në sekondat e fundit nga Interi me Aleksis Sançez në minutën e 120′ në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, ka bërë që Leonardo Bonuçi të humbasë arsyen. Mbrojtësi i bardhezinjve menjëherë pas golit të shënuar nga kiliani Sançez ku i dha trofeun e Superkupës skuadrës zikaltër, Bonuçi ka goditur menaxherin e klubit të Interit.
Arsyeja nuk dihet, por me siguri lumturia për golin e Sançezit nga zyrtari i klubit zikaltër ka tërbuar lojtarin e Juventusit.Përpara se sulmuesi kilian i Interit të shënonte, më parë kishin realizuar Ueston Mekeni për Juventusin në minutën e 25-të dhe baraspeshën e riktheu Lautaro Martinez me penallti në minutën e 35-të.





