Një çift qytetarësh afgan, që janë strehuar prej disa muajsh në vendin tonë, kanë sjellë në jetë një fëmijë.
Në jetë ka ardhur një djalë i quajtur Hamza.
Nëna e djalit është Laili Habib. Ajo është punësuar në një klinike dentare në Tiranë.
Ndërsa bashkëshorti i saj Abdul Yusufi, është me profesion inxhinier dhe ka punuar në pjesën ushtarake të aeroportit të Kabulit, atëherë nën kontrollin e amerikanëve.