Sipas Dosja.al, qeveria shqiptare ka lidhur kontrata financiare me dyqanin që “Princi” i klanit mafioz Ndrangheta, Antonio Gallo, ka hapur në zemër të ish-Bllokut në Tiranë.
Ndryshe nga çfarë ka deklaruar kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën për mediat pas përgjimeve që bënë bujë, i cili u shpreh se ky grup ka tentuar të bëjë biznes në Shqipëri, por nuk ia dalë mbanë, të dhënat zyrtare tregojnë një tjetër version.
Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al në Thesarin e Shtetit, lexohet se në datën 22 dhjetor 2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka porositur e blerë rroba pune, te dyqani “Gallo Albania”, në pronësi të Antonio Gallos, me vlerë 44 mijë lekë të reja.
Sipas dokumentit zyrtar, Proces-Verbali i Kërkesës Nr. 14, është nënshkruar më 22.12.20; datë në të cilën është bërë edhe Fatura e Blerjes Nr. 270 me Nr. Serie 93733439. Marrja e porosisë është bërë më 28.12.2020 dhe pagesa nga ministria, është bërë më 21 janar 2021.





