Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në kuadër të 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit ka vendosur kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.
Nano gjithashtu i dorëzoi familjarëve të Dëshmorit të Policisë Saimir Hoxha, stemën e Policisë të gdhendur në dru, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje.
Kujtojmë se Saimir Hoxha u vra në shtator të vitit të kaluar nga 21-vjeçari Aldi Rama në Kunë Vain të Lezhës gjatë një aksioni anti-drogë.