Thoma Jano është zgjedhur për të dytën herë zëvendësprokurori i përgjithshëm. Jano ishte i vetmi kandidatë në garë.
Sipas votimit të prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme Jano është votuar unanimisht. Zëvendëskryeprokurori zgjidhet nga radhët e prokurorëve të prokurorisë së Përgjithshme dhe duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror pranë këtij organi hetimi.
Më herët Thoma Jano ka mbajtur postin e shefit të sektorit të përgjimit të komunikimeve elektronike që prej vitit 2006. Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë shqiptare që prej vitit 1976.