Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht gjyshen e tij 89-vjeçare.

“Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe,  e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.