Mjekja Najada Çomo ka zbuluar arsyen përse e detyroi atë që të refuzonte mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, Çomo gjithashtu foli edhe për kohën kur u infektua me Covid-19.
Pse e refuzuat ftesën si deputete?
Najada Çomo: Mua mu propozua që të isha kandidate për deputete nga kryeministri. Ishte nder i madh dhe e pranova këtë kërkesë për të çuar zërin tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Shkuarja në parlament përkoi me shtimin e numri t të rasteve dhe e quajta jo normale për të ikur nga lufta e për të shkuar në një vend tjetër. U gjet një zgjidhje kompromisi që unë të vazhdoja punën në spital
A ishit e dyzuar në vendimin?
Najada Çomo: Jo skam qenë e dyzuar. Nëse do të kishim numër të vogël rastesh, vendimi im do të ishte ndryshe. Por shtimi i rasteve, ishte e pamundur për të braktisur luftën. Kjo është një luftë që duhet çuar deri në fund.
A e keni kaluar COVID-in?
Najada Çomo: Unë e kam kaluar COVID-in dhe nuk e kam ndryshuar rregullin e veshjes. Unë kam respektuar protokollin dhe ky protokoll të mbron.
Keni më tepër kohë për të qëndruar jashtë spitalit?
Najada Çomo: Besoj që jo. Kur shko çdo ditë në punë të krijohet një refleks tjetër.
Nata e ndërrimit të viteve ka ndikuar?
Najada Çomo: Është herët për të folur sot. Kjo duhet parë pas 2 apo 3 javëve. Besoj se do të ketë një trend në rritje pasi e gjithë bota është në një trend në rritje.
Veç vaksinimit çfarë mesazhi keni?
Najada Çomo: Ju lutem mbrohuni dhe vaksinohuni. Sot kemi një armë në dorë që është ajo e vaksinës dhe respektimi i masave.





