Pronari i një firme është gjetur i pajetë në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se trupi i pajetë i shtetasit me inicialet N. D., 58 vjeç., është gjetur rreth orës 07:40, në një magazinë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.