Policia ka prangosur një 34-vjeçar për posedim dhe shpërndarje kanabisi.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.H., 34 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat. Pas  informacioneve të  marra në rrugë operative se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.H, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi   në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg  lëndë narkotike kanabis dhe fara  të dyshuara si ato të bimës narkotike.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.